fbpx
Aktualitet dhe Lajme

Altin Dumani në Zvicër ku gjendet Arben Ahmetaj, gazetari zbulon takimin e kryeprokurorit

Share

Eni Ferhati i ka dhënë fund aludimeve se kryeprokurori Altin Dumani ka qenë në Zvicër për të takuar Arben Ahmetajn që gjendet në arrati.

Gazetari i Euroneës ka deklaruar në emisionin “Noë” të Erla Mëhillit se shefi i SPAK ka qenë në shtetin helvet për një takim pune me Prokurorin e Përgjithshëm zviceran.

Ndryshe nga sa është thënë apo menduar, Ahmetaj nuk ka dhënë një dëshmi apo mund të ketë ndryshuar kah për pretendimet e tij për pafajësi për të cilat kërkohet nga Prokuroria e Posaçme. Në fjalën e tij në panelin e këtij emisioni, Ferhati u shpreh:

“SPAK ka kërkuar 3 muaj zgjatje të afatit të hetimeve për Ahmetajn, për fraksionin e lidhur me inceneratorët, për shkak se hetuesit kanë nevojë për më shumë kohë për të kopsitur dokumentacionin. Në fakt për Ahmetajn ka edhe një tjetër dosje tjetër, është dosja e famshme e njohur si dosja ‘Buka’, me privatizimin e një prone shtetërore që i kaloi një biznesmeni.

Ahmetaj do të gjykohet i veçuar për këto dy çështje. Ahmetaj është në Zvicër dhe ka përfituar një leje qëndrimi të përkohshme dhe nëse do të kaloi afati që ai nuk do të vihet në dispozicion të drejtësisë, do nisë edhe gjykimi i tij në mungesë. Vizita e Dumanit në Bazel të Zvicrës nuk ka lidhje me çështjen e Ahmetajt.

Dumani ka qenë atje për një takim me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës, por edhe me një organizim që bëhej atje me drejtuesit e Prokurorive të disa vendeve. Në rast se do të kishte kërkesë nga Ahmetaj për të dhënë një dëshmi, nuk do të shkonte vetë Dumani, aq më tepër me diskursin që Ahmetaj ka pasur ndaj Dumanit”.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button