Akuzohet për shpërdorim detyre, Vangjush Dako shfaqet i qeshur në Gjykatë
Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka mbërritur në GJKKO për seancën paraprake. Dako është aktualisht në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi është në hetim për shpërdorim detyre në dy raste.
Vangjush Dako, u lirua pasi qëndroi për 9 muaj në paraburgim, saktësisht më datë 27 shkurt 2024, pasi skaduan afatet e paraburgimit, dhe ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”, me mbikëqyrje policore 24 orë.
Dosja është ende në fazën e hetimeve paraprake. Ai ndodhej në paraburgim prej datës 6 qershor 2023. Dako akuzohet për “shpërdorim detyre” në 2 raste, njëra ka të bëjë me shëtitoren dhe tjetra me dhënien e lejes për një pallat 7 kate, por që u ndërtua 11 kate dhe më pas u dëmtua nga tërmeti. Nën akuzë u vunë dhe 10 ish-bashkëpunëtorë të tij.