Aktualitet dhe Lajme

Akuzat e Berishës/ Dumani: Nuk jam peng i askujt!

Share

Kreu i SPAK, Altin Dumani iu përgjigj akuzave të Sali Berishës se është peng i kryeministrit Rama dhe se po i shërben shumicës në pushtet, duke lënë në arrest shtëpie Berishën, në funksion të goditjes së opozitës. Akuzat ia artikuloi deputeti Flamur Noka në emër të Sali Berishës dhe kreu i SPAK u përgjigj:

“Nuk jam peng i askujt! Zero shanse të ndikojë kush në punën time e të prokurorëve të SPAK’ u shpreh i prerë Dumani akuzave te Flamur Nokes se ai ishte peng.

Dumani u shpreh i vendosur që ai si drejtues dhe SPAK do të vijojnë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit por nënvizoi se në këtë luftë Prokuroria e Posaçme nuk duhet të qëndrojë e vetme.

“Shifrat janë kokëforta e flasin vetë. Kemi rënie të ulit të referimeve të korrupsionit nga institucionet publike me 40%. Thirrja që bëj përmes adresimit të shqetësimit është kjo: Të gjithë institucionet duhet të bashkëpunojnë . Ne jemi hallka fundore. Të gjithë institucionet duhet të punojnë e basshkëpunojnë fort me ne”

Prej orës 10:00 Kreu i SPAK, Altin Dumani po raporton në një seancë dëgjimore përballë deputetëve të Komisionit të Ligjeve. Ai tha se prokurorët janë të dhurdhër ndaj akuzave të politikës dhe përgjegjësinë e kanë vetëm përballë shqiptarëve.

“Ne kemi marrëdhënie institucionale e proceduriale me të gjithë funksionarë e ish funksionarë. Jemi të shurdhër ndaj cdo lloj retorike politike. Jemi përgjegjës vetëm përballë ligjit e shoqërisë shqiptare…. Prokurorët e SPAK duhet ti bëjnë veshët shurdh ndaj çdo lloj presioni politik apo mediatik, sepse në ndihmë na vjen pavarësia kushtetuese e ligjore. Nuk duhet të influencohemi fare nga lufta politike e mediatike, por duhet të përmbushim detyrën. Marrëdhënia me politikën është thjesht institucionale e proceduriale” u shpreh Dumani.

Pavarësisht nga deklaratat e kreut të SPAK, duhet thënë se kryeministri Edi Rama është i vetmi që nuk është thirrur asnjëherë në SPAK pavarësisht skandaleve që kanë shpërthyer brenda mazhorancës. Ndërkohë kreu i opozitës është në arrest shtëpie për privatizimin e kompleksit Partizani, megjithëse ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë zyrtarisht.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button