Aktualitet dhe Lajme

Akuza e rëndë/ Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi pritet të dënohet për grusht shteti

Share

Gjykata e Lartë e Podgoricës ka mbajtur ditën e sotme seancën e fundit lidhur me rastin ku është akuzuar kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq për “Grusht shteti”. Mësohet se po ashtu për këtë rast akuzohen 20 serbë, dy rusë dhe tre malazezë, mes tyre edhe liderët e Frontit Demokratik pro-rus Andrija Mandiq dhe Milan Knezheviq.

Organizata kriminale, thuhet se kishte planifikuar të përplasej me policinë malazeze në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 16 tetor 2016, me ndihmën e Frontit Demokratik dhe të pushtonte me forcë Parlamentin e Malit të Zi, si dhe të rrëmbente dhe të vriste kryeministrin e atëhershëm Milo Gjukanoviq.

Megjithatë, pas ndryshimeve politike, Gjykata e Apelit e ktheu çështjen për një vendim të ri përpara një trupi të ri gjyqësor. Të pandehurit janë dënuar gjithsej me rreth 70 vite burg, ndërsa mbrëmë ka përfunduar procedura e përsëritur dhe është shpallur dënimi për 12 korrik./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button