Aktualitet dhe Lajme
Aksidenti fatal, ky është 20-vjeçari që humbi jetën në Tropojë. “Volkswagen” u përplas me barrierat anësore të rrugës
![](https://nediber.com/wp-content/uploads/2024/05/marg.jpg)
Ky është 20-vjeçari nga fshatin Margegaj i Tropojës që humbi jetën në një aksident automobilistik në rrugë. I riu udhëtonte me një automjet, drejtuar nga një shok i tij, kur u përplasën anës rrugës dyshohet si pasojë e shpejtësisë.
Erimsjan Gjocaj ndodhej si pasagjer në automjetin tip “Volkswagen”, i cili u përplas me bordurën anësore të rrugës në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Makina drejtohej nga bashkëmoshatari i viktimës, shtetasi A. S., 20 vjeç, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2024/05/mje.jpg)
![](https://startnews.news/wp-content/uploads/2024/05/riu1.jpg)
Huazuar nga StartNews.