Aktualitet dhe Lajme

Aksidenti/ “Benzi” fluturon me shpejtësi mbi trafikndarësen, godet drejtuesin e biçikletës dhe përfundon në lavazh

Share

Një aksident rrugor  ka ndodhur në rrugën e ish-Kënetës që lidhet me unazën e qytetit. Një Benz i cili po udhëtonte me shpejtësi ka humbur kontrollin duke kaluar trafikndarësen e rrugës për të përfunduar në krahun e kundërt.

Gjatë devijimit, automjeti fillimisht ka aksidentuar një çiklist, një këmbësorë, një motor dhe një automjet të parkuar, për tu përplasur më pas me fasadën e një lavazhi automjetesh.

Për pasoje drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri kanë marrë dëmtime duke u dërguar për në spital, ndërsa personat e tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë lëndime serioze.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë të cilët teksa kanë rrethuar vendin e aksidentit deri në përfundim të hetimit, po punojnë për zbardhjen e shkaqeve. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë humbja e kontrollit te automjetit  për shkak të shpejtësisë./m.j


Huazuar nga Javanews.al

Back to top button