Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëri

Aksident tragjik në Peshkopi, humb jetën drejtuesi i automjetit

Share

Aksident tragjik në Dibër/ Automjeti përfundon në humnerë, humb jetën drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në dalje të qytetit të Peshkopisë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë disa metra poshtë saj, duke i marrë jetën drejtuesit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:00, ku shtetasi B, S, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit. Për pasojë, mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë për transportimin e tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të plagëve të rënda, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Back to top button