Aktualitet dhe Lajme

Aksident tragjik në Këlcyrë/ Makina del nga rruga dhe përfundon në Vjosë, humbin jetën 8 persona

Share

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:00 në aksin rrugor Këlcyrë-Përmet në afërsi të fshatit Kuqar, ka ndodhur një aksident i rëndë ku kanë humbur jetën  8 persona.

Dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga, kanë humbur jetën 8 shtetas, 7 persona dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Këlcyrë- Përmet, në afërsi të fshatit Kuqar, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi, automjeti tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka rënë në anë të lumit Vjosë.

Si pasojë e daljes nga rruga kanë humbur jetën 8 shtetas.( 7 shtetas dyshohet se janë nga vendet e treta dhe drejtuesi i automjetit nga Shkodra)

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili nën drejtimin e Prokurorit punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Gjithashtu në vendngjarje ndodhen Drejtori Vendor i Policisë, Drejtori i Departamentit për Kufirin, Drejtori i Policisë Rrugore dhe Drejtori i Rendit Publik. Po në vendngjarje ndodhen dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë. Në përfundim të veprimeve të para do ketë njoftim më të detajuar”.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button