Aksident në Tiranë, 15-vjeçari përplas për vdekje me makinë të moshuarin

Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Yrshekut në Tiranë, ku një 15-vjeçar ka përplasur për vdekje një të moshuar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, kur i mituri duke drejtuar një automjet të familjes së tij, aksidentoi shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

I moshuari ndërroi jetë rrugës për në spital. Policia arrestoi të miturin dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.




Huazuar nga albeu.com

Reklama
Back to top button