Aktualitet dhe Lajme
Aksident në Sarandë/ 15-vjeçari me monopatinë përplaset me makinën
Një 15-vjeçar ka përfunduar në spital, pasi teksa po lëvizte me monopatinin elektrik është përplasur me një makinë. Konkretisht aksidenti ka ndodhur ditëm e djeshme në rrugën “Idriz Alidhima” në Sarandë. Gjithashtu 15-vjeçari ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Më datë 16.11.2024, në rrugën “Idriz Alidhima”, Sarandë, një shtetas i mitur 15 vjeç, duke drejtuar një monopatinë elektrike, është përplasur me automjetin tip “Peugeot” të parkuar dhe si pasojë është dëmtuar. Aktualisht, 15-vjeçari ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.