Aktualitet dhe Lajme

Aksident në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, lëndohen nënë e bir! “Benzi” përplaset me kamionin

Share

Një aksident është shënuar në rrugën nacionale Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kasht-Bardhë.

Nga aksidenti janë lënduar personat që udhëtonin në një veturë tip “Benz”, përkatësisht K. Biti. 13 vjeç dhe e ëma e tij.

Të dy janë dërguar në spital, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre.

Mjeti i tonazhit të rëndë ka ndaluar në rrugë, ndërsa “Benzi” është përplasur pas tij.

Kamionit i ishte shpuar goma, e më pas ka frenuar ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër nuk e ka shmangur dot përplasjen.

Nikollaq Biti nga Berati udhëtonte drejt Lushnjës me djalin dhe bashkëshorten.

Policia në vendngjarje po disiplinon trafikun dhe po kryen veprimet e para proceduriale.

Top Channel


Huazuar nga StartNews.

Një kafe nga ju!

Back to top button