Aktualitet dhe Lajme

Aksident në Lezhë/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, njëri prej të lënduarve përfundon në spital

Share

Dita e parë e vitit 2024, ka nisur me aksidente. Një tjetër aksident është regjistruar në Lezhë, ku dy automjete janë përplasur kokë me kokë me njëra-tjetrën, pranë kryqëzimit të Urës së Cenit dhe për pasoja njëri prej drejtuesve ka marrë lëndime dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Nga aksidenti u bllokua për disa minuta qarkullimi rrugor.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti, që është i dyti qe ndodh në diën e parë të vitit te ri në rrugët e Lezhës.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button