Lajme nga Dibra

Aksident në galeritë e kromit në Martanesh, humb jetën minatori 29-vjeçar dhe një tjetër në gjendje të rëndë

Share




Foto ilustruese në galeri kromi në Minierën e Bulqizës. Foto: Albchrome

Një aksident i rëndë u shënua mesditën e sotme në minierën në Theknës në Martaneshi. Dy puntorë që punonin si vagonistë në minierë u zunë poshtë nga shembja e një masivi minerali.

Si pasojë e plagëve të marra, humbi jetën 29-vjeçari, Armond Peshku, ndërsa punëtori tjetër, Hajdar Bala, rreth 40 vjeç, është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore, informoi Policia e Dibrës.

Aksidenti i rëndë ndodhi këtë të martë, rreth orës 12:50 minuta. Nga informacione paraprake bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në galeritë e administruara nga kompania ‘Ylberi sh.p.k’. Galeritë e kromit në Bulqizë dhe Martanesh janë një prej zonave me më shumë aksidente të rënda në punë.










Huazuar nga BulqizaIme

Back to top button