Aktualitet dhe Lajme
Aksident në aksin Korçë-Ersekë, mjeti përfundon në parcela anës rrugës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran. Mësohet se një mjet ka përfunduar në parcelat anës rrugës.
Ndërkohë në vendngjarje sapo ka mbërritur ambulanca dhe policia. Megjithatë ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë.