Aktualitet dhe Lajme

Aksident në aksin Korçë – Bilisht, raportohet për të plagosur

Share

Një aksident me dy të lënduar është regjistruar këtë të premte në aksin rrugor Korçë – Bilisht.

Një mjet tip “Benz” ka qenë duke lëvizur drejt Korçës kur papritur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur në një mur rrethues banese, duke përfunduar poshtë rrugës.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit në momentin e aksidentit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normale të lejuara.

Të lënduarit ndodhen në spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button