Aktualitet dhe Lajme

Aksident me vdekje në autostradën Lushnje-Fier, këmbësori i pret rrugën “Fordit”

Share

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Savrës në autostradën Lushnje-Fier.

Mësohet se një mjet tip Ford ka përplasur për vdekje një këmbësor që ishte duke kaluar në autostradë me një karrocë dore. Viktima është identifikuar si Hasan Selimi banues ne Savër.

Policia ndodhet në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Dyshohet se viktima i ka prerë rrugën mjetit në autostradë./albeu.com




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button