Aktualitet dhe Lajme

Aksident me vdekje në aksin Milot-Morinë, arrestohet 24-vjeçari nga Kosova (EMRI)

Share

Pasditen e djeshme, një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin Milot-Morinë në territorin e Bashkisë Mirditë, ku një automjet përplasi për vdekje një këmbësor.

Policia bëri të ditur se ka arrestuar shtetasin Jeton Selimi, 24-vjeç, banues në Kosovë, i cili shkaktoi aksidentin.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e djeshme. Selimi duke drejtuar automjetin e tij në autostradën “Milot-Morinë”, në territor të Bashkisë Mirditë, ka aksidentuar këmbësorin P. B., 57-vjeç, banues në Mirditë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Specialistët e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot-Morinë, bënë arrestimin e shtetasin J. S., 24-vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, njoftoi Policia.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button