Aktualitet dhe Lajme

Aksident i trefishtë në Pogradec, 6 të plagosur

Share

Një aksident është regjistruar sot në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Hudënisht.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, mësohet se janë dërguar në spital 6 persona.

Policia sqaron se nuk kanë probleme për jetën, ndërkohë grupi hetimor është në vendngjarje dhe po bën të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:
“Më datë 01.01.2024, rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, në afërsi të fshatit Udënisht, janë përplasur 3 automjete me drejtues shtetasit E. Q., Ch. R. dhe E. L.

Për pasojë kanë marrë lëndime 6 shtetas, të cilët ndodhen në spitalin e Pogradecit, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton polcia.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button