Aktualitet dhe Lajme

Aksident i rëndë në tunelin e Kalimashit, tre persona dërgohen me urgjencë në spital

Share

Ditën e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në dalje të Tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit.

Sipas informacioneve paraprake, dy makina mësohet se janë përplasur me njëra-tjetrën në dalje të Tunelit, në afërsi të Kukësit.

Mesohet se janë plagosur tre persona dhe janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.

Po hetohet më shumë në lidhje me shkakun e aksidentit.

 




Huazuar nga albeu.com

Back to top button