Aktualitet dhe Lajme

Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas dy fëmijët, dërgohen me urgjencë në spital (VIDEO)

Share

Paraditen e sotme, një aksident është regjistruar pranë urës te ish-Hotel Dajti në Tiranë, ku një taksi ka përplasur dy fëmijë që lëviznin me monopatinë.

Për pasojë, të dy fëmijët janë plagosur rëndë dhe janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

 




Huazuar nga albeu.com

Back to top button