Aktualitet dhe Lajme

Aksident i rëndë në Greqi, ndërron jetë 47-vjeçari nga Tirana (EMRI+VIDEO)

Share

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Peristerit në Athinë, një aksident i rëndë ka ndodhur ku një taksist shqiptar humbi jetën.

Gentian Kamberi, 47-vjeç, nga Tirana, drejtonte mjetin taxi me targa TAB-3674 kur është përplasur me mjetin me targa ITK-9340 që drejtohej nga 22-vjecarja greke Ekaterina Caci.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shqiptari, ndërsa janë plagosur lehtë drejtuesja e mjetit tjetër dhe dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjetin e saj.

Policia greke ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë.




Huazuar nga Albeu.com

Back to top button