Aktualitet dhe Lajme

Aksident i rëndë, kamioni përplaset me autobusin e shkollës, 2 viktima dhe rreth 40 të plagosur (VIDEO)

Share

Ditën e djeshme, një aksident automobilistik ka ndodhur në një autostradë në Teksas, ku dy persona humbën jetën dhe rreth 40 të tjerë u plagosën.

Një kamion betoniere doli nga rruga dhe u përplas kokë më kokë, me një autobus shkolle.

Si pasojë e aksidentit, një foshnje ka humbur jetën menjëherë, si dhe drejtuesi i makinës.

Në autobus ndodheshin mbi 44 të vegjël , ndërsa 11 të rritur që po ktheheshin nga një udhëtim në një kopsht zoologjik.

Katër të plagosurit, gjendja e të cilëve u cilësua si kritike, u dërguan me helikopter në spital.

Gjashtë të lënduarit e tjerë në gjendje të rëndë, janë transportuar me autoambulanca, ndërsa të lënduarve të mbetur iu është dhënë ndihma e parë në vend dhe disa janë dërguar në spitale për ndihmë të mëtejshme mjekësore.




Huazuar nga Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button