Aktualitet dhe Lajme

Afera McGonigal/ Bardhi: SPAK t’i kërkojë dosjen autoriteteve amerikane

Share

Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka mbajtur një deklaratë para mediave pasi është marrë në pyetje nga SPAK në lidhje me denoncimet e tij për dosjen “Xibraka”. Bardhi gjatë fjalës së tij u shpreh se çështja më e thjeshtë për t’u hetuar nga SPAK është ajo e aferës së ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

Ai më tej shtoi se Prokuroria e Posaçme duhet t’i bëjë kërkesë autoriteteve amerikane për të marrë dosjen dhe çështja është e zgjidhur.

“Nxis prokurorinë të veprojë, i jam drejtuar zyrtarisht SPAK, ka procedim penal të regjistruar. Çështje më të thjeshtë se ajo për t’u hetuar SPAK nuk ka, është drejtësia amerikane që ka mbledhur provat. Ka një dosje dhe mjafton që SPAK t’i bëjë kërkesë autoriteteve amerikane për të marrë dosjen dhe çështja është e zgjidhur. Kryeministri ka korruptuar një zyrtar të huaj, ka shfrytëzuar postim për t’i kërkuar favore”, tha Bardhi.



Huazuar nga Lapsi.al

Back to top button