fbpx
PërditshmëriPersonaliteteRajoni

Xhudistja kosovare fiton medalje ari në “Tokio 2020”, mposht të gjitha kundërshtaret

Share

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka triumfuar në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke fituar medalje ari.

Krasniqi e ka nisur mbarë ditën e parë të “Tokio 2020”, pasi ka fituar të gjitha ndeshjet, ku në finale ajo u përball me japonezen Funa Tonaki.

Gjithashtu, pejania ka fituar ndeshjen e parë me ‘ippon’ ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Distria u takua me kundërshtaren Urantsetseg Munkhbat, të cilën arriti ta mposhtë gjithashtu, edhe pse me pak vështirësi. Xhudistja kosovare u tregua e fortë, duke fituar me anë të ‘Waza-Arit’.

 

 

Në finale, Distria u takua me japonezen Funa Tonaki, të cilën sikurse edhe çdo kundërshtare tjetër e mposhti, duke bërë krenare gjithë Kosovën.

Me këtë triumf, xhudistja fiton medaljen e artë në “Tokio 2020”, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Kjo është medalje e dytë olimpike për shtetin e Kosovës, pasi e para i përket Majlinda Kelmendit, e cila fitoi të artën në kategorinë deri në 52 kilogramë në Rio de Janiero të Brazilit në vitin 2016.

Huazuar nga Balkanweb

Back to top button