Terminali i ri në Peshkopi, shoferët në protestë

Bashkia zhvendos terminalin dhe e çon tek privati, shoferët në protestë!
Prej dy ditësh shoferët e transportit qytetas dhe atij ndërqytetas në Peshkopi janë në protestë.
Shkak është bërë një vendim i bashkisë për t’i spostuar ata në një terminal privat, i cili ndodhet zonën industrial rreth 1 kilometër larg qytetit.
Drejtuesit e mjeteve e konsiderojnë urdherin abuziv pasi tarifat janë caktuar nga pronari pa miratimin e Këshillit Bashkiak.
E njëjta situatë është edhe për furgonët e fshatrave, të cilët më së shumti transportojnë nxënës shkollash. Shoferët thonë se nëse bileta kushton 100 lekë kostoja do rritet me 30 lekë.
Si pasojë e protestës shumë qytetarë kanë mbetur të bllokuar pasi nuk kanë mundur dot të udhëtojnë drejt Tiranës.
Në total janë rreth 400 mjete transporti që preken nga ky vendim i autoriteteve bashkiake.
Link i huazuar si lajm nga vizionplus.tv