Asgjë nuk ka mbaruar! Covid-19 rikthehet me një variant të ri, ja simptomat që duhet të keni parasysh 

Share

Ekspertët rekomandojnë kujdes të shtuar për grupet më të rrezikuara, si të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe individët me sistem imunitar të dobësuar

Virusi Covid-19 duket se është rikthyer në qarkullim në disa vende, me një variant të ri. 

Sipas mediave të huaja, ky variant i ri, i quajtur PJ.2.1, i cili rrjedh nga linja JN.1, u zbulua fillimisht në provincën Ontario të Kanadasë në maj të vitit 2026. Më pas ai është konfirmuar edhe në Shtetet e Bashkuara, Spanjë dhe Francë. 

Një studim i publikuar më 24 tetor në revistën Journal of Infection ka analizuar përhapjen dhe karakteristikat laboratorike të PJ.2.1. Sipas gjetjeve, varianti nuk ka treguar aftësi të theksuar për t’iu shmangur antitrupave te personat e vaksinuar me vaksinën e përditësuar kundër variantit LP.8.1. Deri tani, nuk ka prova se ai shkakton forma më të rënda të sëmundjes apo se shoqërohet me simptoma të ndryshme nga variantet e tjera të Covid-19. 

Simptomat e mundshme përfshijnë temperaturë, kollë, dhimbje fyti, lodhje, dhimbje muskujsh, ndryshime në nuhatje ose shije, të përziera dhe vështirësi në frymëmarrje. Duke qenë se këto shenja janë të ngjashme me ato të infeksioneve të tjera respiratore, për konfirmimin e diagnozës mund të jetë i nevojshëm testimi. 

Ekspertët rekomandojnë kujdes të shtuar për grupet më të rrezikuara, si të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe individët me sistem imunitar të dobësuar, pasi ata kanë më shumë gjasa të zhvillojnë komplikacione. Si masa kryesore mbrojtëse vijojnë të rekomandohen vaksinimi, ajrosja e ambienteve të mbyllura dhe respektimi i higjienës respiratore. 


Start News

Reklama
Back to top button