Vendi ynë do të përfshihet ditën e sotme nga masa ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje shiu në disa zona të territorit.
Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet me intensitet të ulët pritet të nisin në orët e mëngjesit, fillimisht përgjatë vijës bregdetare, për t’u shtrirë gradualisht edhe në pjesën tjetër të vendit.
Situata paraqitet më e paqëndrueshme në veriperëndim, ku herë pas here priten reshje shiu me intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Edhe era do të jetë e pranishme, duke fryrë nga kuadrati i jugut me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, në momente të caktuara, shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 16 m/s.
Ndërkohë, në det pritet valëzim i ulët, me forcë 2–4 ballë.


Start News
