
Një ish-oficer i CIA-s, në shtëpinë e të cilit u gjetën më herët këtë vit shufra ari me vlerë më shumë se 46 milionë dollarë, është deklaruar fajtor për akuzat për përvetësim të fondeve publike.
David Rush, 49 vjeç, përballet me akuza për përvetësimin e gati 194 milionë dollarëve. Ai u deklarua fajtor të martën, në kuadër të një marrëveshjeje pranimi fajësie me prokurorët, në gjykatën federale në Aleksandri, pranë Uashingtonit.
Dënimi i tij është caktuar për 28 janar. Rush përballet me deri në 20 vjet burg, një gjobë, si dhe detyrimin për të kthyer fondet që ka përvetësuar
starnews.al
Reklama
