Kundërshtoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt

Share

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshtoi vendimin e Shkallës së Parë për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Pas vendimit, avokati i Erion Veliajt bëri me dije se mbrojtja do ta ankimojë çështjen në një tjetër shkallë gjyqësore. “Do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë”, u shpreh ai, duke shtuar se “seancat nuk janë shtyrë prej Veliajt”.

Kujtojmë që kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025 dhe po hetohet për korrupsion dhe pastrim parash së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa dhe disa biznesmenë.


Start News

Reklama
Back to top button