Përplasja me gazetarin Arjan Konomi në Vuno, reagon Rama: I përdalë! Bëri para pasqyrës së tij viktimën e dhunuar!

Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me incidentin në Vuno me gazetarin Arjan Konomi, i cili pretendoi se u mor në komisariat duke i marrë edhe telefonin.

Kreu i qeverisë hedh poshtë versionin e Konomit, duke e quajtur atë një “të përdalë” që bëri “para pasqyrës së tij viktimën e dhunuar”.

Rama thotë se një video tjetër, tregon një situatë krejt të ndryshme nga ajo e paraqitur publikisht nga Konomi që ai e akuzon për dhunim të lirisë së të tjerëve.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1058336696913733%2F&show_text=false&width=267&t=0

“Një dhunues i lirisë së të tjerëve paska vrapuar të tregojë botërisht, duke bërë para pasqyrës së tij viktimën e dhunuar, duke shfrenuar fantazinë dhe duke sharë si i përdalë një grua e një nënë, të cilën e bullizoi bashkë me fëmijën e saj në mes të rrugës”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/100044570103558/videos/1058336696913733/?so=watchlist&rv=video_home_www_playlist_video_list

Reagimi i kryeministrit Rama:

JA QË PËR FAT TË MIRË KA EDHE NJË VIDEO TJETËR, e cila tregon krejt të kundërtën e videos që një dhunues i lirisë së të tjerëve paska vrapuar të tregojë botërisht, duke bërë para pasqyrës së tij viktimën e dhunuar, duke shfrenuar fantazinë dhe duke sharë si i përdalë një grua e një nënë, të cilën e bullizoi bashkë me fëmijën e saj në mes të rrugës – ku ngjarja u zhvillua krejt ndryshe nga rrëfimi në pasqyrë dhe u përhap pastaj në kanalet sociale si një tjetër gënjeshtër e madhe e luftës liridashëse kundër regjimit imagjinar🤡 👿💩👹👺

*Fatmirësisht këtë herë ka një video demaskuese të gënjeshtrës, po imagjinojeni se sa herë të tjera gënjeshtra bën kërdinë mbi të vërtetën nëpër pasqyrat ku kujtojmë se informohem


Start News

Reklama
Back to top button