VIDEO/Operacion spektakolar në Porto Riko, “Black Hawk” amerikan ndjek skafin me kokainë. Trafikantët hedhin drogën në det, por më pas…

Share

Forcat ajrore dhe detare të SHBA dërguan një helikopter “Black Hawk” për të kapur një anije të ngarkuar me drogë, në brigjet e Porto Rikos. Fox News raporton se operacioni ka ndodhur në datën 14 maj, ndërsa pamjet janë bërë publike këtë të premte, 29 maj.

Autoritetet amerikane zbuluan një anije 25 metra të gjatë që mbante në bord tre persona si dhe disa pako të dallueshme. Njësia Detare e San Juan dërgoi një anije patrulluese e shoqëruar nga një helikopter “Black Hawk”.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan 3 shtetas nga Republika Domenikane, ndërsa në bord u gjetën rreth 180 kg kokainë.

Siç duket edhe nga pamjet, tre trafikantët hedhin në det ngarkesën, por më pas kanë vënë duart mbi kokë, pasi nga helikopteri “Black Hawk” u lëshua një breshëri plumbash paralajmëruese ndaj tyre. Agjentët iu afruan skafit të drogës dhe e tërhoqën drejt anijes amerikane patrulluese.

Finalizimi me sukses i operacionit duke përdorur “Black Hawk” është vetëm shfaqja e fundit e fuqisë ushtarake amerikane e cila ka vënë në shënjestër trafikantët e drogës në jug të kufirit amerikan.

“Ekipet tona të Operacioneve Ajrore dhe Detare demonstruan aftësi dhe koordinim të jashtëzakonshëm në këtë ndalim. Përdorimi vendimtar i zjarrit ajror paralajmërues nga ekuipazhi ynë i Black Hawk ishte i rëndësishëm në ndalimin e anijes dhe në parandalimin e narkotikëve të rrezikshëm që të arrinin në komunitetet tona”, tha Drejtori i Degës së Forcës Ajrore dhe asaj të Detit të Karaibeve, Christopher Hunter.

Pasi nisi mandatin presidencial, Presidenti Donald Trump e bëri të qartë se do të përdorte të gjitha përcaktimet e disponueshme për ta etiketuar kontrabandën e drogës si një kërcënim për tokën amerikane.

Më 20 janar 2025, Trump shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të shkaktuar nga fluksi i narkotikëve.

Gjithashtu, forcat ajrore të SHBA kanë bombarduar disa anije të ngarkuara me kokainë të cilat kanë për destinacion brigjet amerikane.


Start News

Reklama
Back to top button