Ngjarje e rëndë, policia arreston gjyqtarin e UEFA-s për ngacmim se*sual! Ishte planifikuar të drejtonte në Kupën e Botës

Share

Një gjyqtar i UEFA-s, është arrestuar në Angli ku disa ditë më parë po gjykonte një ndeshje ndërkombëtare, pasi akuzohet për ngacmim seksual ndaj një adoleshenti. Zyrtari në fjalë, akuzohet se e ka prekur në mënyrë të papërshtatshme dhe është munduar ta marrë në dhomën e tij të hotelit ku po qëndronte para ndeshjes ndërkombëtare që po drejtonte.

Policia nisi një hetim pasi personi në fjalë, jo britanik, kishte shkuar të drejtonte në ndeshjen e mesjavës në të cilën ishte caktuar nga UEFA, ndërsa e kishte arrestuar atë në momentin e kthimit në hotel, në praninë e zyrtarëve të lartë të UEFA-s të cilët kishin mbetur të tronditur.

“Me sa duket ai kishte filluar t’i fliste djalit në një pjesë publike të hotelit”, tregoi një burim për “The Sun”. “Ai akuzohet se e ka prekur në mënyrë të papërshtatshme djalin kundër dëshirës së tij dhe është munduar ta marrë në dhomën e hotelit. Është diçka tronditëse dhe e papranueshme, nëse vërtetohet ngjarja”, tha ai.

“Ai u kthye në hotel atë natë. Sapo hyri me delegacionin e UEFA-s, policia ishte duke e pritur dhe e arrestoi duke i lexuar të drejtat e tij. Ai u mor në pyetje dhe më pas u la i lirë me kusht”, vijoi i njëjti burim i cili tregoi se djali, apo një mik i tij, kishin bërë denoncimin pas ngjarjes duke sjellë reagimin e policisë e cila konfirmoi se një person “në të 30-at” ishte nën hetim dhe mund të ekstradohet nëse shpallet fajtor.

UEFA bëri të ditur se situata po monitorohej, ndërsa personit në fjalë i ishin hequr të gjitha ndeshjet e saj derisa të sqarohej ngjarja. Ndërkohë, FIFA bëri të qartë se ai do të hiqej nga çdo listë për sa kohë që vijonte hetimi.


Start News

Reklama
Back to top button