
Një zhvillim i papritur ka ndodhur mesditën e sotme gjatë një konference për shtyp të liderit të opozitës hungareze, Péter Magyar. Në një moment që ka lënë të shtangur gazetarët, Magyar ka ndërprerë fjalën e tij pasi mori një njoftim urgjent, duke deklaruar se qeveria po asgjëson provat e bashkëpunimit me Moskën.
Gjatë komunikimit me mediat, Magyar mori një mesazh që e detyroi të bënte një pauzë të gjatë. Me një ton serioz, ai njoftoi se ka informacione të sigurta se në Ministrinë e Punëve të Jashtme po ndodh një operacion “pastrimi”.
Sipas Magyar, Ministri i Jashtëm Péter Szijjártó – i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Kremlinin ndodhet aktualisht në zyrë duke shkatërruar dokumente sekrete që kanë të bëjnë me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë.
“Ata po i kalojnë dokumentet në grirëse letre (shredder). Kjo nuk do t’i ndihmojë, por po jua them për t’ju dhënë një kontekst se në çfarë situate ndodhet sot Hungaria,” deklaroi Magyar.
starnews.al
