
Një moment i pazakontë nga hapësira e ka kthyer pa dashje në “simbol seksi” astronautin Victor Glover, një nga katër anëtarët e ekuipazhit të misionit Artemis II, i cili pritet të arrijë në anën e padukshme të Hënës në kuadër të misionit historik të NASA-s për rikthimin e njerëzimit në satelitin natyror të Tokës.
Glover u filmua gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë teksa kryente një “dush hapësinor” brenda kapsulës Orion, anija që transporton ekuipazhin.
Astronauti 49-vjeçar u pastrua me një peshqir higjienik, ekuivalenti i një pecete të lagur për kushtet e hapësirës, pas një seance ushtrimesh.
Pamjet, që u transmetuan live nga brenda Orion-it, tërhoqën vëmendjen e publikut, me shumë ndjekës që komentuan për fizikun e tij të tonifikuar.
Videoja vazhdoi deri në momentin kur Glover nisi të pastronte këmbët, çka bëri që qendra e kontrollit në Houston të ndërhynte, pasi u konsiderua se po transmetoheshin më shumë detaje nga sa ishte e përshtatshme për jetën private të astronautëve.
“Faleminderit, pa e ditur preferencën tuaj, patëm një video të Victorit të cilën e ndaluam”, u dëgjua të thoshte operatorja, ndërsa ndërpritej transmetimi.
Në rrjetet sociale nuk munguan komentet me humor. Disa e quajtën “Buff Lightyear”, ndërsa të tjerë shkruan: “Astronauti Victor Glover është në formë të shkëlqyer. Ju lutem, lëreni të ushtrohet sa të dojë”.
Një tjetër përdorues komentoi me emoji muskujsh: “Një përsëritje për një burrë, një set i plotë për njerëzimin”, ndërsa një grua shtoi me humor: “Zonja, ju lutem, është i martuar. Por e kuptoj”.
u konsiderua se po transmetoheshin më shumë detaje nga sa ishte e përshtatshme për jetën private të astronautëve.
https://www.dailymail.co.uk/embed/video/3630727.html
starnews.al
