Lezha tronditet nga një shpërthim i fuqishëm, biznese dhe automjete të dëmtuara

Share

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 23:00 në qytetin e Lezhë, në lagjen Besëlidhja.

Sipas informacioneve paraprake, disa biznese dhe automjete janë dëmtuar si pasojë e shpërthimit.

Dyshohet se ngjarja mund të jetë shkaktuar nga një bombol gazi, por ky informacion nuk është ende i konfirmuar zyrtarisht nga policia.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar.

Ndërkohë, forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Start News

Reklama
Back to top button