VIDEO/Ministri i Jashtëm pakistanez rrëzohet gjatë takimit me diplomatët

Share

Një incident i sikletshëm ka ndodhur në zemër të Islamabadit gjatë një prej takimeve më të rëndësishme gjeopolitike të vitit!

Ministri i Jashtëm dhe Zëvendëskryeministri i Pakistanit, Ishaq Dar, është rrëzuar gjatë pritjes zyrtare të homologëve nga Turqia, Arabia Saudite dhe Egjipti.

Ndërsa katër fuqitë e mëdha janë mbledhur për të ndërmjetësuar luftën mes Iranit dhe SHBA-së, ky moment ka kapur mat protokollin e lartë shtetëror. Ishaq Dar ka humbur ekuilibrin dhe është penguar rëndë para kamerave, duke shkaktuar shqetësim të menjëhershëm te diplomatët e pranishëm.

Ky takim katërpalësh synon të shpëtojë rajonin nga një përplasje e përgjakshme, por videoja e rrëzimit të ministrit po “djeg” rrjetin më shpejt se çdo deklaratë politike!


starnews.al

Reklama
Back to top button