SHBA-të ofrojnë shumën marramendëse shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein dhe besnikët e tij

Share

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë thirrje për informacion mbi “liderët terroristë iranianë”, duke përfshirë edhe Mojtaba Khamenein.

Shpërblimi është vendosur deri në 10 milionë dollarë, ndërsa informacioni i dhënë mund t’i bëjë njerëzit të kualifikohen për “rilokim”.

Sipas njoftimit, këta individë “komandojnë dhe drejtojnë elementë të ndryshëm të Forcave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), të cilat planifikojnë, organizojnë dhe ekzekutojnë aktet terroriste në mbarë botën”.

Zyrtarët për të cilët SHBA-të po kërkojnë informacion përfshijnë:

Esmail Khatib – Ministër i Inteligjencës

Ali Asghar Hejazi – Zv. Shef i Shtabit

Yahya Rahim Safavi – Major Gjeneral

Eskandar Momeni –Gjeneral

Ali Larijani – Sekretar i Këshillit Suprem

Sot më herët, Larijani mori pjesë në protestat e Ditës së Al-Quds në Teheran dhe publikoi fotografi nga pjesëmarrja e tij.


starnews.al

Reklama
Back to top button