‘Familja pret telefonatën time sa herë jam në mision’, komandanti: Efektivët e RENEA-s janë njerëz me shpirt dhe ndjenja, por edhe profesionistë

Share

Pamje të papublikuara më parë nga përgatitja dhe stërvitja e forcave speciale RENEA u transmetuan në emisionin Top Story, duke sjellë një vështrim nga brenda në disiplinën, sakrificën dhe përgatitjen intensive të njësisë elitare të policisë shqiptare.

Në një intervistë ekskluzive në Top Story, komandanti i RENEA, Altin Dardha, rrëfeu se jeta e efektivëve nuk është vetëm aksion dhe adrenalinë. “Familja s’fle kur jam në misione,” tha ai, duke theksuar se efektivët e njësisë janë njerëzorë, me familje dhe përjetojnë stresin e çdo misioni, megjithatë janë të trajnuar për të përdorur pajisje speciale dhe për të përballuar situata ekstreme brenda territorit të vendit.

Moderatorja Grida Duma theksoi sakrificat që kërkon ky profesion, duke vënë në dukje se shpesh efektivët duhet të lënë përgjysmë momentet familjare për t’iu përgjigjur një telefonate urgjente për një operacion.

Grida Duma: Shumë e privilegjuar që i angazhove “çunat e tu”, siç i quan ti, në një demonstrim që është frymëzim. Ndërkohë që këto kapacitete të jenë kështu siç janë, duhet bërë një sakrificë personale. Siç më the edhe ti, sa herë e ke lënë përgjysmë një drekë apo një festë familjare, sepse pas një telefonate të është dashur të largohesh për një mision.

Komandanti i RENEA-s theksoi se shumica e efektivëve janë familjarë dhe prindër, por motivimi për t’i shërbyer njësisë mbetet shumë i fortë.

Komandanti: Shumica janë familjarë, janë prindër. Dikush ende nuk është bërë, por secili prej tyre ka një motivim të veçantë që e mban lart për t’i shërbyer kësaj njësie. I vlerësoj pa masë punonjësit e kësaj njësie, të rinjtë dhe të vjetrit. Është krijuar një harmonizim dhe koordinim shumë i mirë dhe çdo gjë shkon më së miri.

Gjatë bisedës u prek edhe ndikimi që ky profesion ka në jetën familjare të efektivëve.

Grida Duma: Kur ndërtohet një familje, çdo njëri nga ne mendon për risqet dhe sakrificat. Por kur një grua martohet me një punonjës të forcave RENEA, a është një risk i madh për të krijuar një familje, kur dihet që për ta ekziston gjithmonë frika se rreziku mund të vijë nga çasti në çast? Si përjetohet kjo në shtëpi?

Komandanti pranoi se familjarët përjetojnë stres sa herë që efektivët janë në mision, por theksoi se mbështetja e tyre është thelbësore.

Komandanti: E vërteta është që ne jemi njerëz që harrojmë çfarë kemi kaluar. Edhe bashkëshortja ime është mësuar me këtë dhe më mirëkupton sa herë që largohem për mision. Ajo pret telefonatën time dhe normalisht kalon një stres të veçantë, njësoj si familja dhe dy vajzat e mia. E njëjta gjë ndodh edhe me kolegët e mi. Efektivët e RENEA-s shpesh shihen nga të tjerët ndryshe nga sa janë në realitet. Ata nuk janë as bisha dhe as përbindësha. Janë njerëz si të gjithë të tjerët, me ndjenja dhe shpirt. Ajo që i bën të veçantë është pasioni dhe stërvitja speciale për të përdorur pajisje speciale.

Në fund, komandanti pati edhe një mesazh për qytetarët shqiptarë që janë skeptikë për sigurinë.

Grida Duma: Nëse do t’i drejtoheshe Shqipërisë që e mbron dhe shqiptarëve që ndonjëherë janë skeptikë për sigurinë dhe forcat speciale, çfarë do t’u thoshe?

Komandanti: Do t’u thosha ta shohin efektivin e forcave speciale RENEA si një forcë që ka të gjitha mjetet moderne për të zgjidhur çdo situatë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Start News

Reklama
Back to top button