
Rubio në fjalën e tij në Gjermani deklaroi se SHBA-të duan një aleancë me Europën, që ngrihet me guxim drejt së ardhmes
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ndarë sot në 14 shkurt mesazhin e Sekretarit të Shtetit Amerikan Marco Rubio në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Rubio në fjalën e tij në Gjermani deklaroi se SHBA-të duan një aleancë me Europën, që ngrihet me guxim drejt së ardhmes.
Ai tha se shtetet e Europës dhe SHBA-ja duhet që të bashkëpunojnë dhe të jenë më të forta, më krenare e më të pasura për pasardhësit.
Postimi i ambasadës amerikane në Tiranë:
“Ne duam një Aleancë që ngrihet me guxim drejt së ardhmes. Dhe e vetmja frikë që kemi është frika nga turpi që nuk i lëmë kombet tona më krenare, më të forta dhe më të pasura për fëmijët tanë. Një Aleancë e gatshme të mbrojë popujt tanë, të ruajë interesat tona dhe të mbrojë lirinë e veprimit që na lejon të formësojmë vetë fatin tonë”, – Sekretari i Shtetit në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
Kujtojmë se Sekretari i Shtetit Amerikan Marco Rubio gjatë ditës së sotme në Konferencën e Mynihut deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Europa do të vazhdojnë të jenë partnerë strategjikë, pavarësisht dallime që kanë.
Kjo zbutje toni nga ana e SHBA-ve ndodh në një periudhë kohore prej një viti, pasi më herët zv/presidenti JD Vance kishte shprehur kritika të ashpra për Europën. Vance ishte shprehur se Europa po shënonte hapa mbrapa në lirinë e shprehjes dhe se kishte dështuar në çështjen e emigracionit.

Start News
