SHBA dërgon aeroplanmbajtësen më të madhe në botë drejt Lindjes së Mesme, rritet presioni ndaj Iranit

Share

Një tjetër aeroplanmbajtëse, USS Gerald R. Ford, së bashku me anijet shoqëruese, po dërgohet nga SHBA-të në Lindjen e Mesme.

Sipas CBS, Ford, e cila është aeroplanmbajtësja më e përparuar në Marinën Amerikane, u nis nga Karaibet në një mision për të lundruar drejt Lindjes së Mesme, ku ndodhet tashmë USS Abraham Lincoln.

USS Ford ka qenë në Karaibe që nga nëntori i kaluar, si pjesë e operacionit ushtarak amerikan në Venezuelë me sulme ndaj anijeve që dyshohet se transportonin drogë.

Lëvizja e aeroplanmbajtëses së dytë vjen në një kohë kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump po i bën presion Iranit që të arrijë një marrëveshje duke kërcënuar me veprime ushtarake nëse nuk pranon të kufizojë programin e tij bërthamor.

Trump ka paralajmëruar vazhdimisht në javët e fundit se një “armadë e madhe” është në rrugën e saj drejt Iranit, ndërsa në një intervistë me NBC News javën e kaluar ai tha se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, “duhet të jetë shumë i shqetësuar”.


starnews.al

Reklama
Back to top button