Shtyhet deri në shtator zbatimi i Sistemit të Hyrjes/Daljes në BE. Shkak, frika e kaosit të udhëtimeve gjatë verës

Share

Komisioni Evropian vendosi që të shtyjë zbatimin e plotë të Sistemit të ri të Hyrjes/Daljes në BE për shkak të shqetësimeve në rritje për kaosin e udhëtimeve verore. Zgjerimi i teknologjisë biometrike nëpër pikat kufitare të zonës Shengen ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme për pasagjerët e linjave ajrore, trageteve dhe Eurotunelit.

Kontrollet e reja kufitare në hyrje-daljet e zonës Shengen, të cilat aplikohen edhe për shtetasit shqiptarë, filluan në muajin tetor të vitit 2025. Këto rregulla, që përfshijnë fotografimin e fytyrës, lënien e shenjave të gishtave, si dhe të dhëna mbi pagesën e akomodimit për ditët e qëndrimit në zonën Shengen, po zbatohen gradualisht në aeroportet dhe portet e Evropës së Bashkuar.

Zgjerimi i teknologjisë biometrike ka përjetuar tashmë probleme fillestare, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme për pasagjerët e linjave ajrore, trageteve dhe Eurotunelit. Sistemi duhej të bëhej plotësisht funksional në kufijtë e BE-së në muajin pranverë, por kjo tani është shtyrë për në shtator 2026.

Në aeroportet ku ky sistem është funksional, udhëtarët e përjashtuar nga viza Shengen nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA-të dhe vendet e tjera jo-anëtare të BE-së duhet të regjistrojnë të dhënat e tyre biometrike në kioska të dedikuara. Në disa raste, vonesat kanë rezultuar në humbjen e fluturimeve të pasagjerëve.

Për udhëtarët, kjo do të thotë që pasaporta e tyre do të mund të vuloset manualisht në kufij gjatë muajve të ardhshëm. Ky sistem u bë shkaku edhe i grevës disa ditore të kamionistëve në shtetet ballkanike, që bllokuan pikat kufitare dhe transportin e mallrave në hyrje-daljet e zonës Shengen, ku ata janë gjobitur për shkelje të afateve të qëndrimit, që aktualisht është 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.

Ky, për shqiptarët dhe shtetasit e tjerë të rajonit, është konsideruar liberalizim i vizave afatshkurtër, por në shumë raste afatet e qëndrimit në zonën Shengen janë shkelur në mënyrë abuzive. Mijëra udhëtarë nuk janë lejuar të hyjnë në zonën Shengen nga shtetet e treta gjatë kësaj periudhe, që sistemi i ri elektronik ka nisur zbatimin, duke llogaritur në kohë reale ditët e qëndrimit dhe tejkalimin e afatit 90-ditor.


Start News

Reklama
Back to top button