
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të mërkurën tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga 66 organizata ndërkombëtare, duke nënshkruar një memorandum presidencial që, sipas Shtëpisë së Bardhë, synon ndërprerjen e pjesëmarrjes dhe financimit të strukturave që nuk i shërbejnë më interesave kombëtare të SHBA-së.
Sipas sqarimeve zyrtare, memorandumi urdhëron të gjitha agjencitë federale të ndalojnë pjesëmarrjen dhe financimin e 35 organizatave joqeveritare si dhe 31 organizatave dhe entiteteve të lidhura me Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Administrata Trump vlerëson se këta organizma veprojnë në kundërshtim me interesat kombëtare, sigurinë, mirëqenien ekonomike ose sovranitetin e Shteteve të Bashkuara.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, vendimi është marrë pas një rishikimi të përgjithshëm të të gjitha organizatave ndërqeveritare ndërkombëtare, marrëveshjeve dhe traktateve ku SHBA-ja merr pjesë, që financon ose mbështet në çfarëdo forme.

starnews.al
