Ambasada Amerikane paralajmëron shqiptarët: Mashtrimet me martesat për dokumente përbëjnë krim!

Share

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, i ka bërë thirrje qytetarëve lidhur me përpjekjet për sigurimin e dokumenteve të emigracionit përmes martesave.

Në njoftimin e saj, Ambasada thekson se mashtrimi përmes martesës është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe ndëshkohet me pasoja serioze ligjore

“Mashtrimi për martesë është një krim federal në Shtetet e Bashkuara dhe mund të çojë në dënime serioze,” thekson Ambasada.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve që të ndjekin gjithmonë rrugët ligjore të emigracionit për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.

“Gjithmonë zgjidhni një proces të ligjshëm emigracioni për të hyrë në vend dhe për të siguruar dokumentacionin e duhur.” përfundon mesazhi i Ambasadës.


Start News

Reklama
Back to top button