


Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka ndarë në Instagram një foto që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut shqiptar.
Në Story, ajo ka postuar tre libra të njohur për historinë dhe identitetin shqiptar, duke shënuar poshtë fotos “Research”, kërkim.
Në foto shfaqen librat “The Albanians – A Modern History” nga Miranda Vickers, “Albania: From Anarchy to a Balkan Identity” dhe “The General of the Dead Army” i shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare
Postimi i vajzës së presidentit amerikan Donald Trump sugjeron se ajo po zhvillon një kërkim mbi Shqipërinë.
Ivanka Trump është bashkëshortja e biznesmenit Jared Kushner, i cili pritet ndërtojë një resort luksoz në ishullin e Sazanit, që aktualisht është bazë ushtarake.
Komiteti për Investime Strategjike ka pranuar propozimin e kompanisë Atlantic Incubation Partners LLC, për projektin prej 45 hektarësh në ishullin e Sazanit. Projekti parasheh një investim prej 1.4 miliard eurosh.
Komiteti tha se projekti ishte në përputhje me ligjet për investime strategjike dhe përmbushi numrin e të vendeve të punës, që kërkohet me ligj, duke thënë se në të vlerësohet se do të punësohen 1.000 persona.
Start News
