Trump nuk e ndal luftën ndaj emigracionit, lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë në 30

Share

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Christy Noem, tha të enjten se administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump po përgatitet të zgjerojë listën e vendeve që i nënshtrohen një ndalimi udhëtimi, e cila do të rritet nga 19 që janë sot në më shumë se 30.

“Nuk do të jem specifike për numrin, por është mbi tridhjetë dhe presidenti vazhdon të vlerësojë vendet”, tha Sekretarja Noem në një intervistë me Fox News.

Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv në qershor që u ndaloi qytetarëve të 12 vendeve të hynin në Shtetet e Bashkuara dhe kufizoi hyrjen për qytetarët e shtatë të tjerëve, duke thënë se ishte e nevojshme për t’u mbrojtur nga “terroristët e huaj” dhe kërcënimet e tjera të sigurisë. Ndalesat zbatohen si për emigrantët ashtu edhe për jo-emigrantët, siç janë turistët, studentët dhe udhëtarët e biznesit.

Noem nuk specifikoi se cilat vende do të shtoheshin në listë.

Reuters raportoi më parë se administrata Trump po shqyrtonte ndalimin e qytetarëve të 36 vendeve të tjera të hynin në Shtetet e Bashkuara, sipas një dokumenti të brendshëm të Departamentit të Shtetit.

Zgjerimi i listës do të shënonte një përshkallëzim të mëtejshëm të masave të imigracionit që administrata ka ndërmarrë pas të shtënave me armë zjarri ndaj dy anëtarë të Gardës Kombëtare në Uashington javën e kaluar.

Hetuesit thonë se personi i armatosur ishte një shtetas afgan që hyri në SHBA në vitin 2021 përmes një programi zhvendosjeje që zyrtarët e administratës Trump kanë thënë se nuk ishte verifikuar në mënyrë të mjaftueshme.

Ditë pas të shtënave, Trump u zotua të “pezullojë përgjithmonë” imigracionin nga të gjitha “vendet e Botës së Tretë”, megjithëse nuk përmendi asnjë emër specifik.

Më parë, zyrtarët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare thanë se Trump kishte urdhëruar një shqyrtim të plotë të rasteve të azilit të miratuara nën administrimin e paraardhësit të tij, Joe Biden dhe të kartave të gjelbra të lëshuara për qytetarët e 19 vendeve.


starnews.al

Reklama
Back to top button