
Gjykata e posaccme firmos kërkesën e spak për të vendosur pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. Po ashtu mësohet se është vendosur edhe bllokimi i pasaportës për të dalë jashtë vendit. Vendimi është dhënë nga gjyqtari Erion Çela, i kërkuar nga prokurori Dritan Prençi, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Në 31 tetor Balluku u paraqit në SPAK ku iu komunikua akuza për tenderin e tynelit të Llogarasë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ngritur akuzën për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.
Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, faktet penale që rëndojnë ndaj Ballukut kanë të bëjnë me procedurën e tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, pjesë e aksit rrugor Orikum–Himarë, në autostradën SH8 Vlorë–Sarandë.
Procedura fillestare e prokurimit u zhvillua më 11 dhjetor 2020, por pas anulimit të saj u rihap më 22 qershor 2021, me një fond limit prej 18,967,810,952.08 lekësh pa TVSH (rreth 190 milionë euro).
SPAK bëri të ditur se më 21 tetor 2025, ministrja Balluku është njoftuar zyrtarisht për akuzën me shkresën nr. 37398, por ajo ka informuar organin e akuzës se nuk mund të paraqitej në datën e caktuar.
Më pas, me një tjetër shkresë të datës 24 tetor 2025 (nr. protokolli 37881), SPAK ka kërkuar paraqitjen e saj sot, më 31 tetor, në orën 15:00.
Hetimet e SPAK pritet të sqarojnë nëse gjatë procedurës së tenderit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë janë shkelur parimet e barazisë dhe transparencës në konkurrim.
Mësohet se veç masës bllokim pasaporte dhe pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres njëkohësisht dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku janë marrë masë e arrestit në shtëpi dhe për dy vartës së saj. Behet editur se bëhet fjalë për Erald Elezin dhe Gentian Gjylin.
Start News
