Pas zgjedhjeve, Trump njofton se do takohet në Shtëpinë e Bardhë me kryetarin e ri të bashkisë së New York

Share

Presidenti i SHBA, Donald Trump njoftoi përmes Truth Social, se është planifikuar një takim i tij me Zohran Mamdani, socialdemokratin që u zgjodh kryebashkiak i Nju Jorkut në zgjedhjet e fundit bashkiake.

Siç njoftoi Trump, takimi mes tyre do të mbahet të premten më 21 nëntor, në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

“Komunisti, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran ‘Këame’ Mamdani, kërkoi një takim. Vendosëm që ky takim të zhvillohet në Zyrën Ovale të premten, më 21 nëntor”, shkroi presidenti republikan.

στιγμιοτυπο_οθονης_2025-11-20_044249

Kujtojmë se Mamdani deklaroi pak ditë më parë se do të kontaktojë me presidentin Donald Trump përpara se të marrë zyrtarisht detyrën, me qëllim mbrojtjen e interesave të qytetit.

Sipas New York Post, Mamdani tha se synon të bashkëpunojë edhe me kundërshtarët e tij, por se do të kundërshtojë çdo veprim të qeverisë federale që mund të dëmtojë banorët e Nju Jorkut.


starnews.al

Reklama
Back to top button