Detyrimet mbi 10 vjeçare të papaguara, 213 mijë tatimpagues do të përfitojnë nga amnistia, por me një KUSHT!  

Share

Zbardhet plani i Paqes fiskale për vitin 2026 nga qeveria, veç lehtësirave për detyrimet e papaguara dhe të mbartura fermeri do të kompensohet për TVSH-në me një normë prej 10%

Pjesë e ndryshimeve tatimore që do të nisin të zbatohen nga viti 2026 do të jetë edhe paketa për “Paqen fiskale”.

Ministria e Financave ka përcaktuar që të gjitha borxhet e papaguara të para 10-viteve do të fshihen kundrejt pagesës së një përqindjeje të caktuar. Procesi ligjor i fshirjes së detyrimeve do të zbatohet gjatë vitit 2026, thotë Ministria e Financave.

Nga amnistia pritet të përfitojnë të paktën 213 mijë tatimpagues, që rezultojnë me detyrime tatimore të papaguara.

Detyrimet mbi 10 vjeçare aktualisht kapin vlerën e 355 milionë euro.

Sakaq, brenda paketës fiskale për vitin 2026 do të jetë edhe rishikimi i ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, me fokus korrigjimi i skemës së rimbursimit në bujqësi.

Ministria e Financave ka parashikuar që fermeri të kompensohet me një normë prej 10% për tatimin mbi vlerën e shtuar. Aktualisht kjo normë tatimore është 0%.

Kompensimi prej 10% sipas Ministrisë së Financave do të jepet direkt në llogarinë e fermerit, dhe kostoja në një vit parashikohet të arrijë në 1.5 miliardë lekë ose gati 15 milionë euro.


Start News

Reklama
Back to top button