Riorganizimi i strukturave të rendit, ja shefat e rinj të Komisariatëve. Mes emërimeve të reja dhe një grua.

Share

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka bërë riorganizimin e disa prej strukturave të vendit, kryesisht në Drejtoritë Vendore të Tiranës, Shkodrës, Elbasanit dhe Dibrës.

Kështu, Kryekomisari Elton Halili, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Librazhd, është transferuar në Drejtorinë Vendore të Dibrës, ku do të jetë Shef Komisariati në Bulqizë.

Vendin e tij në Librazhd e ka zënë Nertila Meta. Kjo nuk është hera e parë që në Librazhd emërohet një grua në krye të komisariatit. Pak muaj më parë në krye të Komisariatit të Kuçovës u emërua Ediona Dano.

Kryekomisari Edvin Peci, me detyrë Shef Komisariati Bulqizë, është transferuar në Drejtorinë Vendore të Tiranës, në krye të Komisariatit nr. 6 në kryeqytet.

Kryekomisari Erdit Rrëçeku, me detyrë Shef Komisariati është transferuar nga Komisariati i Policisë nr.6 të Tiranës, në Elbasan, ku do të jetë Shef Sektori për Krimet në Volum.

Komisari Klaudio Zhupa, me detyrë Shef Seksioni për Krimet në Volum, në Komisariatin e Policisë Kavajë, do të transferohet në Drejtorinë Vendore të Shkodrës, ku do të emërohet si Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe.

Ndërkohë, Kryekomisari Mariglen Duçi, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Malësisë së Madhe, në DVP Shkodër, emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Dibër.

Së fundmi, Kryekomisari Altin Lila, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Dibër, emërohet Specialist për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në DPPSH.

Këto lëvizje, kanë si qëllim forcimin e punës policore në territor dhe rritjen e eficiencës në menaxhimin e strukturave vendore.


Start News

Reklama
Back to top button