Dita e tetë e grevës së urisë, naftëtarët e “Bankers Petroleum” kërkojnë ndërhyrjen e kryeministrit dhe institucioneve 

Share

Takimi me përfaqësues të kompanisë “Bankers Petroleum” nuk solli asgjë të re për naftëtarët e Marinzës, ndaj asgjë nuk ka ndryshuar as në reagimin e tyre.

Shoqëria qëndron prapë aty ku ka qenë. Ajo që kanë thënë është që ‘ne qëndrojmë këtu, nuk kemi mundësi ekonomike për të zgjidhur kërkesat tuaja’,” u shpreh Dritan Shahu, kryetar i Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur.

Të ndodhur në këto kushte, Sindikata e Sektorit Hidrokarbur sot i është drejtuar me një shkresë zyrtare kryeministrit Edi Rama me kërkesë për ndërhyrje institucionale në zgjidhjen e grevës së punonjësve të “Bankers Petroleum” dhe garantimin për trajtimin me dinjitet të naftëtarëve.

Duke qenë se situata është bërë kritike dhe rrezikon si shëndetin e punëtorëve, ashtu dhe sigurinë e vendburimit, kërkojmë ndërhyrjen tuaj të menjëhershme dhe angazhimin e institucioneve përkatëse për të ndërmjetësuar dhe zgjidhur këtë situatë në mënyrë të drejtë e të qëndrueshme. Kërkojmë gjithashtu që të garantohet trajtim dinjitoz për naftëtarët, të cilët me përkushtim dhe sakrificë kanë kontribuar për vite me radhë në këtë sektor strategjik të kësaj industrie,” thuhet në kërkesat e Sindikatës së Hidrokarbureve.

Greva jonë është e ligjshme. Është ajo që po kërkojmë gjithë kohës. Kemi dy vjet që e kërkojmë dhe do të vazhdojmë t’i dalim deri në fund,” u shpreh një anëtar i sindikatës.

Ne besojmë që ka mundësi për të dhënë zgjidhje. nuk po kërkojmë asgjë më shumë përveçse meritokracisë. Drejtësi dhe meritokraci!” theksoi z. Shahu.

10 naftëtarë kanë nisur grevën e urisë prej 8 ditësh, ndërsa janë mbështetur masivisht dhe nga punonjësit e tjerë të cilët kanë bojkotuar punën. Me grevistët ë Marinzës janë solidarizuar dhe organizata ndërkombëtare që mbështesin lëvizjet sindikaliste. 


Start News

Reklama
Back to top button